Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 13 October 2020

Ekspedita e kombëtares së Kosovës mëngjesin e sotëm ka udhëtuar për në Athinë, aty ku nesër mbrëma takohet me  Greqinë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ me shumë mungesa do të përballen me grekët, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt të grupit të tretë të Ligës C të Kombeve.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes aktualisht po kryejnë stërvitjet e fundit para këtij dueli.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Kosova ishte mposhtur nga Greqia me rezultat 2-1./Gazeta inFokus/

Të tjera