Kosova zhvendos Singaporin në vendin e dytë në listën e pasaportave më të fuqishme në botë
Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 25 May 2018
Kosova është bërë shkaktare që Singapori, që deri më tash ndante pozitën e parë me Japoninë si shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë, të rankohet i dyti shkruan. Singapori i është bashkuar Gjermanisë në vendin e dytë, pasiqë Kosova ka vendosur së fundmi regjimin e vizave për qytetarët e këtij shteti, të cilët më parë nuk kishin nevojë për një vizë për të vizitur Kosovën.
Indeksi i Pasaportave Henley, është një listë e cila rendit paspaportat më të fuqishme në botë, duke i listuar si më të fuqishme pasaportat e shteteve që nuk kane nevojë për vizë për të hyrë në shtete të tjera, ose që marrin viza me të arritur në kufi, transmeton GazetaObserver.
Përderisa në listën e publikuar në shkurt të këtij viti, Singapori dhe Japonia zinin vendin e parë me nga 180 shtete që qytetarët e tyre mund t’i vizitonin pa viza, Gjermani listohej e dyta me vetëm një shtet më pak. Por në listën e publikuar së fundmi, japonezët tashmë kanë të drejtë të hyjnë pa viza në 189 shtete, përserisa singaporianët dhe gjermanët në 188.
Ndërkohë që qytetarët e të trija shteteve tashmë mund të vizitojnë nga 8 shtete më tepër sesa në shkurt, singaporianët kanë humbur të drejtën që të vizitojnë shtetin e Kosovës pa viza.
Shtetet e tjera me pasaportat më të fuqishme në botë dhe numri i vendeve që qytetarët e tyre mund të vizitojnë pa viza janë si në vazhdim:
Franca, Italia, Suedia, Spanja, Korea Jugore – 187
Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, SHBA – 186
Danimarka, Belgjika, Zvicra, Irlanda, Kanada – 185
Kosova në fund të listës
Kosova zë vendin e 91-të në mesin e 100 pozitave të shteteve me pasaportat më të fuqishme në botë shkruan visaguide.world. Qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë vetëm 44 shtete pa vizë, duke përfshirë shtetet fqinje si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia.
Kurse disa nga vendet ballkanike renditen si më poshtë:
Kroacia dhe Bulgaria renditen në vendin e 16-të, meqë qytetarët e tyre mund të vizitojnë 169 shtete pa pasur nevojë për vizë
Serbia në vendin e 36-të, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë 130 shtete pa vizë
Maqedonia zë vendin e 41-të, qytetarët e së cilës kanë mundësi të hyjnë në 125 vende pa vizë
Mali i Zi renditet i 43-ti, pasiqë qytetarët malazez mudn të vizitojnë 123 vende pa vize
Shqipëria në vendin e 48-të, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë 114 shtete pa vizë
Pasaportat më të pafuqishme në botë i kanë Iraku dhe Afganistani, qytetarët e së cilave mund të vizitojnë vetëm 30 shtete pa vizë./
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...