Lajme

Kosova, vendi i parë që do ta vizitojë presidenti i ri i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 13 August 2022

Tradita vijon, vizita e parë e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të jetë në Kosovë.

Tri javë pas marrjes së detyrës, kreu i shtetit do të udhëtojë të hënën drejt Prishtinës, ku pritet të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca në orën 12:15. Në agjendë përfshihet një takim me homologen e tij Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

-Advertisement-

Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar një telefonatë zyrtare me presidenten Osmani për ngjarjet në veri të Kosovës, ku garantoi se Shqipëria do ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Drenasit dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se do të nisë procedurat që të shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në statusin në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur lajmin, Lladrovci përmend kontributin e Begajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb si arsye të dhënies së këtij nderimi/Tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera