Lajme

Kosova vaksinon qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 17 December 2018

Të gjithë qytetarët e Kosovës do të vaksionohen për t’u mbrojtur nga sëmundjet që mund të parandalohen.

Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media,shkruan gazeta inFokus.

Në njofim thuhet se ministri Uran Ismaili nënshkroi sot Planin Strategjik të Imunizimit (PSI) 2019-2021.

-Advertisement-

“Qëllimi është  përfshirja  me imunizim të gjithë popullatës së Kosovës për t’u mbrojtur nga sëmundjet që mund të parandalohen përmes vaksinimit si dhe sigurimin e mbulueshmërisë sa më të madhe me vaksinim”. thuhet tutje.

Sipas tij , ky plan strategjik i Imunizimit ka për qëllim të përforcoj shërbimet e imunizimit.

“Të siguroj qëndrueshmërinë financiare për prokurimin e vaksinave dhe mjeteve të tjera, pajisjet, ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësor, edukimin dhe promovimin shëndetësor dhe prezantimin e vaksinave të reja në përputhje me rekomandimet e OBSh-së dhe UNICEF-it:”,  thuhet në komunikatë.

Imunizimi është një nga fushat e rëndësisë strategjike për shëndet publik.

Kosova ka program të mirë të vaksinimit dhe ka raportuar shkallë të lartë të mbulueshmërisë që nga periudha e pasluftës me përfshirje rreth 95%./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera