Sport

Kosova U21 sonte pret Andorrën U21

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 13 October 2020

Kosova U21 sonte pret Andorrën U21 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ e rinj do të zbarkojnë në ‘Fadil Vokrri’ në kërkim të fitores, sidomos pas humbjes ndaj Austrisë U21 me rezultat 1-0.

Aktualisht të rinjtë e Kosovës gjenden në vendin e 5-të më 6 pikë, kurse Andorra është në një pozitë më poshtë.

-Advertisement-

Kujtojmë që dje pas testimeve për koronavirus, katër futbollist të Kosovës dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitiv.

Sfida luhet me fillim nga ora 19:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera