Sport

Kosova U19 njeh kundërshtarët drejt Evropianit 2023

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 08 December 2021

Edhe Kombëtarja U19 i ka mësuar sot rivalët për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”.

Dardanët U19 do të bëjnë pjesë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

Ndeshjet e këtij grupi pas konsultimeve ndërmjet federatave u vendos që të zhvillohen në Suedi, më 17/20/23 nëntor 2022.

-Advertisement-

Në bazë të rregullores së UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë nga 13 grupet e kësaj faze eliminatore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera