Sport

Kosova U17 zhvillon ndeshje si vendase kundër Ishujve Faroe

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 12 October 2021

Me fillim nga ora 15:30 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër Ishujve Faroe, e vlefshme kjo për fazën e parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 në kuadër të grupmoshave U17.

Në këtë ndeshje, të dy këto kombëtare rikthehen nga humbjet në xhirot e tyre të fundit, ku Kosova pësoi humbje minimale 1:0 nga Sllovenia, kurse Ishujt Faroe u mposhtë 2:0 nga Austria, përcjell KossovaPress.

Pas dy xhirove të kompletuara, “Dardanët” e rinj zënë vendin e dytë në tabelë me gjithsej tre pikë, kurse Ishujt Faroe pozicionohen në vendin e fundit të Grupit 9 me asnjë pikë të arkëtuar.

-Advertisement-

Kosova dhe Ishujt Faroe gjenden në Grupin 9 të kualifikimeve së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Sllovenisë dhe ajo e Austrisë.

15:30 Kosova U17 – Ishujt Faroe U17

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera