Sport

Kosova U17 mysafire e Austrisë U17

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 06 October 2021

Në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro2022 për grupmoshat U17, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje sot si mysafire e Austrisë.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin 9, ku së bashku me Kosovën e Austrinë, gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Ishujve Faroe dhe ajo e Sllovenisë, përcjell KosovaPress.

Formë më të mirë ka treguar Austria, ku në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje, krahas një barazimi dhe katër humbjeve të Kosovës.

-Advertisement-

Ndeshja e sotme mes Austrisë e Kosovës do të fillojë nga ora 18:30, dhe zhvillohet në stadiumin “Sport – und Freizeitzentrum Traiskirchen”.

18:30 Austria U17 – Kosova U17 (Stadiumi Sport – und Freizeitzentrum Traiskirchen)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera