Sport

Kosova U17 barazon me Bjellorusinë

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 27 September 2021

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka barazuar 1:1 në duel me Bjellorusinë, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Kosova U17 është pjesë e grupit 1 të Ligës B dhe pas dy ndeshjeve ka 4 pikë, duke e kryesuar renditjen e këtij grupi e ndjekur nga Bjellorusia po ashtu me 4 pikë, derisa Luksemburgu ka 3 pikë.

Të parat në epërsi kaluan futbollistet bjelloruse, me golin e shënuar nga Siniauskaya në minutën e 8-të, derisa një pikë të rëndësishme për Dardanet e reja e siguroi Aurora Racaj, në minutën e 71-të.

-Advertisement-

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 30 shtator kundër Luksemburgut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera