Lajme

“Kosova u përjashtua nga BEREC pas ankesave të Spanjës”, reagon ARKEP

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 17 January 2023

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka dalë me një njoftim rreth komunikatës për shtyp të Gjykatës së Bashkimit Evropian për Drejtësi, ku u tha se, pas ankesave të Spanjës, Kosovës s’i lejohet pjesëmarrja në Trupin e Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike (BEREC).

ARKEP ka deklaruar se si pjesëmarrës me të drejta të barabarta në BEREC, deri më tani nuk ka pranuar asnjë shkresë ose vendim nga ndonjë Institucion i Bashkimit Evropian (BE) lidhur me këtë çështje.

“Sidoqoftë, përmes mjeteve të informimit publik dhe Komunikatës së publikuar nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, ARKEP është njoftuar lidhur me anulimin e vendimit të Komisionit Evropian që lejon Kosovën të marrë pjesë në BEREC.

-Advertisement-

“Megjithatë, me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, kjo nuk nënkupton përjashtimin e ARKEP nga BEREC-u. Përkundrazi, për të mos penguar pjesëmarrjen e ARKEP në punën e BEREC-ut, Gjykata e Drejtësisë ka vendosur që efektet e vendimit të Komisionit Evropian të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të ndonjë marrëveshjeje të re pune të lidhur ndërmjet BEREC-ut, Zyrës së BEREC-ut dhe ARKEP”, thuhet në njoftim.

ARKEP njofton se që nga viti 2019 merr pjesë aktive në takimet e BEREC, si në nivelin teknik (10 grupe punuese të ekspertëve) ashtu edhe në atë të Bordit të Rregullatorëve.

“Për informimin e juaj, komunikimi dhe bashkëpunimi me BEREC ka vazhduar edhe vazhdon ende në kuadër të përmbushjes së objaktivave të përbashkëta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera