Sport

Kosova U-19, Dardan Dakaj një nga emrat e ftuar të Ramiz Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 14 September 2017

Kosova U19 e gatshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, raporton infokusi.com.

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi  ka grumbulluar futbollistët më të mirë që i ka në dispozicion, duke i seleksionuar në çdo detaj për të qenë më të përgatitur për kualifikimet e Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Finlandë në vitin e ardhshëm.

Regjistri final i futbollistëve me stafin U19 do të bëhet me 25 shtator. Në listën e të ftuarve të Ramiz Krasniqit pritet të jetë padyshim edhe njëri nga talentët më të mëdhenjë të futbollit evropian Dardan Dakaj i cili sipas  një prononcimi të mëhershëm të menaxherit të tij, Elvir Omeragiq, Dakaj ka oferta nga skuadrat e mëdha evropiane.

-Advertisement-

“Interesim të madh ka pasur edhe nga Dinamo Zagreb, Kaiserslautern dhe  skuadra Levante”, theksoi Omeragiq..

Dakaj  deri tani ka luajtur me skuadrën Trelleborgs të Suedisë në rolin e mesfushorit.

Kosova është në grupin e 6, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Izraeli dhe Lituania, ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Austri. Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me nikoqirin Austrinë me 3 tetor, me 6 tetor do të takohet me Izraelin ndërsa me 9 tetor me Lituanin /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera