Sport

Kosova U-17 mëson kundërshtarët për Europianin

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 03 December 2019

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaret U-17.

Dardanët në këtë “Qualifying Round” do të jenë pjesë e grupit 6, së bashku me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.

Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra të cilat do ti luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit Tetor dhe Nëntor 2020.

-Advertisement-

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta sëbashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do ti bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Raund në pranverën e vitit 2021. 15 skuadrat më të mira do ti bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera