Lajme

Kosova triumfon ndaj Malit të Zi, vazhdon ëndrrën për kualifikim

Autori: Lumbardh Morina 22:35 | 14 October 2019

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Malin e Zi me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve “EURO 2020” dhe ka vazhduar ëndrrën për kualifikim, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili si çdo herë edhe sonte ishte i stërmbushur me dardan të cilët nuk u ndalën për asnjë moment duke përkrahur futbollistët në fushë.

Ndeshjen e zhbllokoi mbrojtësi, Amir Rrahmani, i cili i dhuroj epërsinë e parë Kosovës.

-Advertisement-

Rrahmani shënoi me kokë në minutën e 10′ të takimit për rezultatin 1-0.

Kosova vazhdimisht sulmonte dhe në minutën e 34′ sulmuesi ynë në top formë, Vedat Muriqi e dyfishoi epërsinë në 2-0, me të cilin rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Edhe në 45 minutat e dytë kombëtarja jonë luajti më mirë, ku pati shumë raste për shënim, por tifozët nuk panë më gola dhe ndeshja përfundoj më rezultat 2-0 për Kosovën.

Pas kësaj fitore Kosova renditet e treta në Grupin A me 1 pikë me pak se Çekia që renditet e dyta dhe 4 më pas se Anglia që kryeson grupin.

Dardanët ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj rivalit lokal për vendin e dytë Çekisë në Pragë, ndërsa duelin e fundit e zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përballë Anglisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera