“Kosova t’i kthehet angazhimit të ngushtë me SHBA-në”, Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Millerit
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 08 Gusht 2024
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Kosova me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.
Ai këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media kur u pyet rreth aksionit për mbylljen e degëve të Postës serbe në veri të Kosovës.
Deklaratën e tij e ka shpërndarë Ambasada amerikane në Prishtinë ku ka vënë theksin te thirrja e SHBA-së që Kosova t’i kthehet angazhimit konstruktiv me SHBA-në dhe partnerët tjerë të saj.
“Ajo që ne do ta inkurajonim Qeverinë e Kosovës të bëjë është që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe partnerët e tjerë të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës. Dhe ne e kemi bërë të qartë këtë – siç po e bëj të qartë publikisht, ne ia kemi bërë të qartë këtë privatisht edhe qeverisë”, ka thënë Milleri.
Miller tha se “nuk do të spekuloj për veprime në të ardhmen”, por përsëriti se SHBA-ja është e shqetësuar nga “vazhdimi i vendimeve të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës”.
“Ne besojmë se ata i vënë në rrezik mundësitë që ne e kemi ndihmuar Kosovën të krijojë. Nëse shikoni historinë që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm integrimin e tyre të plotë në bashkësinë ndërkombëtare si një demokraci sovrane multietnike, por për të realizuar këtë vizion, që është një vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderë të njëpasnjëshëm të Kosovës për masat që rrisin paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në këtë rrugë euroatlantike për të cilën ju keni rënë dakord”, ka thënë ai.
Komentet e Millerit erdhën edhe pas një deklarata që lëshoi ambasada e SHBA-së pas aksionit të Policisë së Kosovës që mbylli nëntë degë të Postës së Serbisë në veri të vendit. Autoritetet e Kosovës thanë se ato nuk kishin licencë për punë.
Ambasada kishte thënë se këto veprime e vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe të ushtarëve të KFOR-it.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
































