Lajme

Kosova themelon Asociacionin kur ta marrë njohjen nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 17 October 2020

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi. Izabela Kisić dhe  Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë Fatmir Sheholli komentojnë mundësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi. Izabela Kisić, ka pohuar se ” Sërbia po e përdorë Asociacionin si pretekst për bllokimin e dialogut”. Ajo ka deklaruar që Serbia jo vetëm që duhet të tregojë për varrezat masive nëpër Serbi, edhe pse sipas saj shumica e varrezave masive janë identifikuar, por duhet që ata që janë fajtorë për ato varreza masive të i sjellë para drejtësisë.

Ajo ka pohuar se është e nevojshme që edhe të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel sepse sipas saj nga 40 marrëveshje vetëm një po zbatohet.

-Advertisement-

Edhe Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë Fatmir Sheholli ka deklaruar për gazetën opozitare Beogradase ”Danas” që AKS mund te funksionalizimet vetëm atëherë kur Serbia ta njohë shtetin e Kosovës dhe të heqë nga Kushtetuta e saj Kosovën.

Sheholli ka pohuar se përpjekjet e pushtetit të Serbisë që përmes Listës Sërbe të shantazhojë qeverinë e Kosovës janë të kota sepse Kosova është e gateshe edhe për zgjedhje të parakohshme dhe nuk do t’ia bëjë qejfin Beogradit përmes Listës Sërbe.

Sheholli ka deklaruar për këtë gazetë beogradase që nëse Serbia nuk është e gateshe të nënshkruaj marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku nënkuptohet edhe njohja e shtetit të Kosovës atëherë sipas tij ” do të kalojnë edhe shumë vite e Kosova dhe Serbia do të jetojnë si shtete që nuk e njohin njëra -tjetrën, kurse si pasojë Serbia nuk do të bëhet pjesë e BE e Kosova do të përpiqet që me fuqizim të marrëdhënieve me Shqipërinë të bëhet pjesë e proceseve evroatlantike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera