Lajme

Kosova do ta blejë një tren 1 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 25 July 2018

Një tren i ri do të lëshohet shumë shpejtë në qarkullim në hekurudhat e Kosovës.

Nëse gjithçka shkon në rregull me tender, kompania e operimit me trena “Trainkos”, planifikon të paguaj mbi 1 milionë euro për një tren motorik, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë për blerjen e tij janë bërë gati të gjitha procedurat dhe është shpallur tenderi nga kompania. Ndërkaq, të interesuarit për të marrë pjesë në garë do të kenë mundësi ti dorëzojnë ofertat e tyre deri me 13 gusht, kur edhe do të hapen ofertat për të përzgjedhur fituesin.

-Advertisement-

Trainkos aktualisht ka në funksion trena në relacionet Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Hani I Elezit dhe Prishtinë – Shkup./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera