Lajme

Kosova strehon gazetaren e nëntë ukrainase

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 23 July 2022

Në Kosovë ka mbërritur gazetarja e radhës ukrainase, Kateryna Bilobrova, si pjesë e programit “Journalists in Residence –Kosovo”.

Ajo në aeroport është mirëpritur nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

AGK-ja njofton se Bilobrova është gazetarja e nëntë që strehohet në Kosovë në kuadër të programit JiR, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

“Ky program është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, përmes së cilit gazetarëve ukrainas u siguron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera