Lajme

Kosova sot feston 9 majin – Ditën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 09 May 2023

Kosova edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, në listën e festave zyrtare e feston 9 majin, Ditën e Evropës.

Për këtë ditë, madje edhe nëse Dita e Evropës qëllon të jetë ditë vikendi, ajo zëvendësohet me një ditë mospune në fillim të javës.

Këtë vit kjo festë i ka rënë ditën e martë pra ditë pune, por administrata shtetërore nuk punon, nuk punojnë as shkollat apo universitetet, e gjithashtu as shumë qendra mjekësore të nivelin primar.

-Advertisement-

Përveç Luksemburgut që këtë festë e ka vendosur si shtetërore në vitin 2019, por në këtë vend ndodhen shumë institucione të BE-së, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që festë zyrtare e ka këtë datë, madje pa qenë fare anëtare e BE-së.

Sa i përket festimit të kësaj dite, festë e kanë vetëm të punësuarit në vendet anëtare të BE-së që punojnë në institucionet e Bashkimit Evropian.

Kjo ditë në Kosovë do të shënohet me disa aktivitete.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot në Prishtinë do të shënojë Ditën e Evropës 2023 me disa aktivitete.

Në orën 11:30, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Szunyog do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, si dhe do të japë një deklaratë për Ditën e Evropës për media.

Në vazhdim, në orën 12:00, ambasadori Szunyog do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe në orën 18:00 do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”, gjithashtu në Shtëpinë e Evropës.

Në orën 20:00, Szunyog do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Po ashtu do të jenë edhe tre aktivitetete të tjera të ditës:

Masterklasa “Aftësitë e artit në rrugë” në orën 12:00, Ekspozita “Vala tjetër” e cila hapet në orën 18:00, të dyja në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë; dhe

Chopin Piano Fest i cili hapet në orën 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Dita Evropës është një mundësi për qytetarët që të mësojnë më shumë mbi atë çka bën BE dhe për të debatuar çështjet që i japin formë së ardhmes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera