Lajme

Kosova, sipas ShBA, shënoi sukses më 2022 në luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 15 March 2023

Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, vlerësoi lartë kontributin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.

Kalathil deklaroi se, gjatë vitit 2022, Kosova ka arritur suksese në tri zotime të rëndësishme, që përfshijnë çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, e të tjera.

Një vlerësim ajo pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, e cila tha se e ka udhëhequr Kosovën në përmbushjen e këtyre zotimeve.

“Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, deklaroi Shanthi Kalathil.

Këtë vlerësim, ajo e shpalosi në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së Gruas, organizuar nga NDI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera