Kosova me më shumë votues, sesa banorë
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 27 May 2017
Rreth 1.9 milionë banorë janë të regjistruar në listat e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.
Ndërkohë që, sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet rreth 1.8 milionë banorë.
Kjo problematikë, po e përcjell Kosovën në të gjitha proceset e deritashme zgjedhore, në të dyja nivelet e pushtetit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreth 1.9 milionë është numri i banorëve në listat e votueseve, duke përfshirë edhe qytetarë e Kosovës që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
“Numri përgjithshëm, sipas ekstraktit të parë të listës së votueseve, është rreth 1.9 milionë qytetarë që kanë të drejtë vote. Numri i të rinjve është rreth 120 mijë, kurse nga listat janë larguar më shumë se 80 mijë persona, qoftë të vdekur apo ata, të cilët e kanë humbur shtetësinë në çfarëdo mënyre”, bën të ditur Daka.
Por, në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara në vitin 2015, del se numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë në Kosovë është rreth 1.8 milionë.
Në Vjetarin Statistikor të Republikës se Kosovës për vitin 2016, nuk janë paraqitur të dhënat rreth grupmoshave të caktuara, por thuhet se numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë special në vitin 2015/2016 ka qenë 103 mijë.
Kryetarja e KQZ- së, Valdete Daka, pranon se ka disproporcion mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve, por që, sipas saj, ndryshimet paraqiten te numri i qytetarëve që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë.
“Po është në disproporcion, sepse në regjistrimin e përgjithshëm tëpopullsisë në vitin 2011, mërgata nuk ka qenë e pranishme këtu, do të thotë shumica e diasporës nuk janë të regjistruar, por janë në lista të votueseve. Këtu qëndron ndryshimi në shifra”, sqaron Daka.
Edhe demografët në Kosovë konsiderojnë se dallimi në mes shifrave të votueseve dhe banorëve qëndron te diaspora.
Demografi Rifat Blaku, për Radion Evropa e Lirë, thotë se mund të ketë ndonjë gabim eventual me shifra nga 3 deri në 5 për qind, por pjesa tjetër, sipas tij, paraqet kontingjentin e qytetarëve rezident të Kosovës dhe numrin e shtetaseve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
“Kjo nuk është ndonjë lojë me elektoratin. Por, është një tregues se sa është numri i qytetarëve të Kosovës në botën e jashtme, që është një numër jashtëzakonisht i madh, e që kap një shifër mbi 800 mijë”.
“Duke marrë parasysh që të drejtë vote kanë qytetarët mbi 18 vjeç dhe për çdo vit kemi shtim nga 30 mijë të rinj, besoj se ky numër i dhënë nga KQZ-ja është përafërsisht i saktë”, vlerëson Blaku.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, përfshirë dhe ata që nuk kanë të drejtën e votës, jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Autoritetet e Kosovës, ndërkaq, kanë filluar regjistrimi i diasporës vite më parë, por ky proces ende nuk ka përfunduar. Deri në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Diasporës kishte arritur të regjistrojë mbi 400 mijë qytetarë nga Diaspora.
Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfunduar, kurse regjistrimi pasiv do të vazhdojë edhe pesë vitet e ardhshme.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...