Sport

Kosova – Shqipëria, kështu e komenton Rafet Prekazi

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 December 2018

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të përballet me Shqipërinë në kualifikime për Kampionatin Evropian, ndërsa përzgjedhësi Rafet Prekazi ka thënë se nuk ka pasur dëshirë të ndodhë kështu.

“Kështu është shorti, nuk kishim dëshirë të binte kështu. U21 ka dhuruar paraqitje të mira dhe nëse i referohemi se kemi shkuar në vazo të katërt, është sukses. Individualisht për lojtarë nuk dua të flas, por kanë treguar veten në fushë, ka qenë paraqitje e mirë dhe nuk është befasi edhe ky short, është grup interesant. Kemi ngjitur vazon dhe na ka rënë në grup Shqipëria si rrjedhojë. Me siguri që jemi vëllezër, edhe tani që kemi rënë në një grup. Por jemi dy ekipe dhe as unë e as lojtarët, nuk e konsiderojmë asgjë tjetër përveç një ndeshje futbolli këtë sfidë”, ka thënë Prekazi “SuperSport” duke iu referuar përballjeve me kuqezinjtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera