Lajme

Kosova shpenzon vaksinat AstraZeneca

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 24 April 2021

Kosova ka shpenzuar gati të gjithë vaksinat AstraZeneca, të cilat i kishte marrë si ndihmë nga programi COVAX.

“Vaksinimi i planifikuar në kuadër të kontingjentit të parë ka përfunduar me sukses”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

MSH-ja ka njoftuar qytetarët e Komunës së Prishtinës se në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”, nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, pasi që dozat e parapara për vaksinim brenda kësaj qendre janë shpenzuar që të gjitha.

-Advertisement-

Ish-deputeti i AAK-së: Për ‘inat’ të krejt armiqve të Kosovës, urime ditëlindja president

Vaksinimi në qendrën “1 Tetori”, pritet të fillojë përsëri kur të arrijnë dozat e tjera.

Ndryshe, në Qendrat Klinike të Mjekësisë Familjare në komuna të tjera, ku ende ka doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë deri në dhënien e të gjitha dozave, të cilat janë në dispozicion.

Kjo ministri njofton se deri më tani, 22 mijë e 96 persona nga 24 mijë dozat e para të marra përmes mekanizmit COVAX, kanë kryer procesin e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Pra, aktualisht Kosova në dispozion ka vetëm rreth 1.900 doza të vaksinës.

Në Kosovë nuk ka një datë të caktuar se pritet të vijnë vaksinat tjera anticovid.

Është thënë që Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera