Sport

Kosova shkëlqen në ndeshjen e parë kundër Austrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 29 January 2020

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme rrethin e parë kualifikues për Euro 2022, që po mbahet në Gjeorgji, duke shënuar fitore në përballje me Austrinë, me rezultat 4:2.

Dardanët e futsallit e mbizotëruan lojën në të gjitha aspektet, derisa brenda tre minutave realizuan katër gola.

Fillimisht realizoi Arbër Dobroshi në minutën e 10-të dhe më pas Dardan Topilla dhe Malush Qerimi dy herë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e katër golave, por në pjesën e dytë austriakët i konsoliduan radhët dhe arritën që të shënojnë dy gola, nëpërmjet Dizdarevic (26’) dhe Jatic (35’), por pa arritur ta rrezikojnë fitoren e Dardanëve.

-Advertisement-

Fotografia e Sherif R Rukovci

Ndeshjen e ardhshme në kuadër të Grupit F, Kosova do ta luajë nesër kundër Gjermanisë, derisa në fund do të përballet me Gjeorgjinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera