Kosova shihet shumë larg liberalizimit të vizave
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 19 November 2019
Franca ka propozuar një rregullore të re për vendet të cilat duhet të bëhen pjesë e bashkimit evropian. Njohësit e politikave ndërkombëtare thonë se me zbatimin e kësaj rregullore, Kosova për të hapur negociatat me BE-në, duhet t’i plotësojë kushtet që vendet e tjera i kanë plotësuar për anëtarësim.
Franca ka paraqitur një dokument në lidhje me reformimin e procesit të zgjerimit të BE-së, ose ndryshimit të proceduarave të anëtarësimit.
Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, thotë për Rtv Dukagjini se kushtet që kanë plotësuar vendet e tjera për anëtarësim në BE, me reformat e reja, vendet e Ballkanit duhet t’i plotësojnë të njëjtat vetëm për hapje të negociatave.
“Kosova është tmerrësisht larg çdo fillimi të procesi të integrimit për shumë arsye. Tani është shumë larg edhe nga procesi i liberalizimit të vizave. Ballkanit Perëndimor do t’i kërkohet që shumicën e detyrave dhe reformave që mund të bëhen gjatë procesit të integrimeve, t’i kryej para procesit të integrimeve”, deklaron Naim Rashiti.
Visar Xhambazi nga organizata D4D, thotë se presidenti francez Emmanuel Macron, e ka bërë një propozim të tillë për tu paraqitur si lider i Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.
“Konsideroj që në këtë proces të tërheqjes së zonjës Merkel dhe procesit të BREXIT, Macron po bënë disa ndryshime taktike që ta paraqes vetën si një lider i ri i Bashkimit Evropian”, deklaroi Visar Xhambazi.
Me propozimin e ri, parashihet që në vend të 35 kapitujve aktualë të bisedimeve të jenë shtatë faza të procesit të pranimit.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...