Lajme

Kosova shënon sot `Ditën pa makina`

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 22 September 2022

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Pejës, Gjilanit OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës shënon “Javën Evropiane të lëvizshmërisë”.

Në komunat e lartcekura sipas itinerarit të lëvizjes është bërë ndalim-qarkullimi për makina njëkohësisht janë krijuar hapësira publike për aktivitete të ndryshme, ecje, çiklizëm si dhe përdorim i mjeteve tjera alternative.

Ndërsa sot do të shënohet Dita pa Makina”, manifestimi qendror do të mbahet në hapësirën para monumentit, “New Born”, në Prishtinë.

-Advertisement-

Komuna e Prishtinës vendosi që në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, qytetarët të lirohen nga pagesa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera