Kosova shënoi rënie ne eksport krahasuar me vitin 2015
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 08 June 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2016.Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej2 479.8 milionë Eurosh, ose shprehur në përqindje deficiti tregtar ishte më i lartë për 7.4%, krahasuar me vitin 2015.
Pra, edhe në këtë vit kemi bilanc negativ. Totali i eksporteve në vitin 2016 ishte 309.6 milionë Euro, ndërsa totali i importeve ishte 2 789.4 milionë Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.1%.Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2016 me ato të vitit 2015, shifrat tregojnë një rënie vjetore për (-4.8%).
Rënie, që ka rritur edhe më tej bilancin negativ tregtar të Kosovës.Ndërkaq, të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2016 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 5.9%, duke krahasuar me vitin paraprak 2015.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 69,.9 milionë Euro, ose rreth 22.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 34.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania me 4.5%, Holanda me 3.8%, Bullgaria me 3.6% dhe Austria me 2.2%.Kurse importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 202.1 milionë Euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Italia (7.3%), Greqia (4.2%), Polonia (2.7%) dhe Sllovenia (2.2%).
Ndërkaq, gjatë vitit 2016, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 144.2 milionë Euro, ose 46.6% e eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 16.6%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (13.6%), Serbia (13.3%), Maqedonia (12.5%) dhe Mali i Zi (4.5%).Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2016 arritën në 753.1 milionë Euro, ose 27.0% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.1%).
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.9%), Maqedonia (5.6%) dhe Shqipëria (4.2%).Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95.3 milionë Euro, ose 30.8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Kazakistani (12.6), Zvicra (5.4%), Kina (3.8%) dhe India (3.0%).Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 834.1 milionë Euro, ose 29.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.3%) dhe Kina (9.3%).
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...