Lajme

Kosova s’është e informuar për refuzimin e Malit të Zi për ekstradimin e serbit të dyshuar për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 27 October 2023

Të enjten, portali i transmetuesit publik të Malit të Zi raportoi se ministri i Drejtësisë i këtij vendi, Marko Kovaq, ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb Momçilo Vukotiq (61-vjeç), për ndjekje penale për krime lufte kundër civilëve, i cili u arrestua në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim ekstradimi.

Por, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka thënë se nuk është informuar nga ministria homologe malazeze për këtë refuzim.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, kjo ministri thekson se përveç njoftimit për caktimin e paraburgimit me qëllim të ekstradimit, nuk ekziston ndonjë njoftim tjetër nga pala malazeze.

-Advertisement-

“Njoftimet e fundit të Ministrisë të Drejtësisë të Malit të Zi për tri rastet e ndryshme të ekstradimeve të krimeve të luftës me Malin e Zi janë pranuar të hënën pasdite dhe në asnjërën nga to nuk thuhej që është marr vendim për lejimin ose refuzimin e ekstradimit, por tregohet që ju është caktuar paraburgimi me qëllim të zhvillimit të procedurës së ekstradimit. Pra ende nuk kemi njoftim nga Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi për lejimin ose refuzimin e ekstradimit, përveç njoftimit për caktimin e paraburgimit me qëllim të ekstradimit”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Tutje, kjo ministri thotë se përveç Momçilo Vukotiqit, Kosova ka kërkuar ekstradimin edhe të dy të tjerëve, prej të cilëve njëri prej tyre ka emër dhe mbiemër shqiptar.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës ka kërkuar ekstradimin e tre personave: Momçilo Vukotiq; Ilir Berisha dhe Zhivko Vuskanoviq”, shprehet MD-ja.

RTCG njoftoi se gjykata malazeze konstatoi se ishin plotësuar kërkesat ligjore për ekstradim, por ministri i Drejtësisë e refuzoi kërkesën për ekstradim. Ai beson se është shkelur neni i tretë i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera