Sport

Kosova – Rumania, mbyllet më këtë rezultat

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 24 February 2019

Kosova është mposhtur përsëri nga Rumania në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021.

Kosova e ka humbur edhe përballjen e dytë ndaj Rumanisë në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’ në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë ishte duke e fituar çerekun e parë, mirëpo në çerekun e dytë ndryshuan gjerat pasi rumunët e mbyllën me fitore, 38:39.

-Advertisement-

Kosova u rikthye në çerekun e tretë ndaj Rumanisë, duke fituar 61:56, por që kjo gjë nuk mjaftoi.

Përfaqësuesja jonë ishte e pafat, pasi në çerekun e katërt ishte një përballje dramatike, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat, 75:79.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në katër duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe dy herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për ‘Eurobasket 2021’.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në këtë muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera