Lajme

Kosova rritë tregtinë me Irlandën

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 02 December 2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se të martën do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore.

Sipas njoftimit të MTI-së kjo është një marrëveshje e partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, shkruan gazeta inFokus.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

-Advertisement-

“Nesër (03.12.2019) Republika e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nënshkruan marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore”, thuhet në njoftimin e MTI-së./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera