Lajme

Kosova rrëshqet për herë të parë në Kore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 09 February 2018

Albin Tahiri është skitari që do ta përfaqësojë Kosovën në këto Lojëra Olimpike.

Ai ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpin, dhe garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë.

Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

-Advertisement-

Lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të Pyeong Changut.

Garën e dytë, Albini do ta ketë më 13 shkurt në kombinim alpik. Gara fillon në ora 3:30 me kohën tonë lokale.

Dy ditë më vonë, më 15 shkurt Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet. Edhe kjo garë fillon nga ora 03:00 me kohën tonë lokale.

Gara e ardhshme e tij është ajo e sllallomit të madh që mbahet më 18 shkurt, dhe e cila fillon nga ora 02:15.

Sfida e fundit kur do ta shohim Albinin në gara të LOD PyeongChang 2018 do të jetë më 22 shkurt, kur do të garojë në sllallom, duke filluar nga ora 2:15.

Orari i garave të Tahirit: 

Data          Disiplina         Ora

11 shkurt – Lëshim i shpejtë 03:00 (koha jonë lokale)

13 shkurt – Kombinim alpik 03:30

15 shkurt – Super sllallom i madh 03:00

18 shkurt – Sllallom i madh 02:15

22 shkurt – Sllallom 02:15

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera