Lajme

Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviçit në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 23 April 2021

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se nuk do ta lejojë ekstradimin e Afrim Isamiloviçit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut. I njëjti është i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, nga shteti fqinj, shkruan Gazeta Express.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në çështjen e ekstradimit të të kërkuarit për ekstradim A.I. nga Republika e Maqedonisë Veriore, i kërkuar për tu ekstraduar nga Republika e Kosovës për në Republikën e Maqedonisë Veriore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës, për Gazetën Express.

Themelorja në Prishtinë ka konstatuar se pretendimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës janë të pabazuara.

-Advertisement-

“Gjykata pas shqyrtimit të kërkesës për ekstradim si dhe pas shqyrtimit dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka konstatuar se pretendimet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë të pabazuara, pasi që faktet dhe provat nuk ofrojnë arsye për të lejuar ekstradimin e të kërkuarit A.I. dhe po ashtu në rastin konkret ekzistojnë pengesat ligjore që pamundësojnë ekstradimin e të njëjtit”, thuhet më tej në përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera