Lajme

Kosova realizon pikën 9 të marrëveshjes për 5g

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 16 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në Kosovë nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm, shkruanë Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri në takim me përfaqësuesit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Në postimin e tij në Facebook Hoti ka shkruar se aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në Kosovë nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm.

Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre. Sot kam pritur në takim përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, me të cilët kemi biseduar për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.

Kërkesa për mospërdorimin e pajisjeve 5g ka qenë një nga pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë që u arrit me 4 shtator në takimin në Uashington ku ishte prezent edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera