Lajme

Kosova radhitet në shtetet që kanë ndotje më të madhe të ajrit

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 11 January 2018

Ndotja e ajrit në Kosovë në dy vitet e fundit është një problem shumë i madh.

Shkalla e rrezikshmërisë për përhapjen e sëmundjeve tek njerëzit është shumë e madhe,  pasi që Prishtina klasifikohet në kategorinë e tretë të ndotjes së ajrit, saktësisht në parametrat 301 deri në 500 që paraqet nivelin e cilësisë së ajrit si të rrezikshme, shkruan Infokusi.com

Sipas të dhënave nga Ambasada Amerikane në këtë javë thuhet se vlerat e PM2.5 janë jashtë normales duke arritur deri në vlerën maksimale 360 AQI.

-Advertisement-

2.4 milionë njerëz në botë vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun.

Edhe pse jemi një ndër vendet më të vogla në ballkan kemi një nivel të lartë të ndotjes së ajrit që rezulton një rrezik të madh në shëndetin tonë.

Pasi që në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rritur numri i pacientëve me sëmundje kronike obstruktive krejt kjo si pasojë e ndotjes së ajrit.

Kështu, sipas statistikave vjetore të OBSH-së, 223 000 njerëz në vitin 2010 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Krahas saj, një numër i lartë sëmundjesh lidhen drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit, si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes, dhimbje koke, migren etj.

Për cilësinë e ajrit në Kosovë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shprehur gjendje alarmante për shëndetin e popullatës nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit, thuhet në reagimin e IKSHP-së.

Problemi i ndotjes së ajrit është vazhdimisht në Kosovë, por niveli është më i lartë gjatë sezonës së dimrit, dhe krejt kjo si pasojë e termocentraleve, automjeteve, djegja e thëngjillit për ngrohje./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera