Lajme

Kosova –Qipro, shitën të gjitha biletat

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 15 October 2024

Pak orë na ndajnë nga ndeshja Kosova-Qipro.

Dardanët dhe qipriotit do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat dhe se stadiumi do të jetë plot me shikues.

-Advertisement-

“Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund. Jemi të lumtur që stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja Kosova-Qipro fillon në orën 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera