Kosova me probleme të dukshme në liri të shtypit
Autori: Gazeta inFokus
09:18 | 26 April 2017
Në radhitjen e Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, Kosova ka shënuar një ngritje në radhitje, por aty vlerësohet se, megjithatë ka probleme të dukshme.
Në ranglistën e sivjeme të këtij raporti, të publikuar sot nga organizata, Reporterët pa Kufij, Kosova është e 82-ta, që paraqet kërcim për disa vende nga viti i kaluar, kur ajo radhitej në pozitën e 90.
Në kategorinë me probleme të dukshme gjenden edhe Bosnjë Hercegovina (në vendin e 65, vjet 68), Serbia (sivjet 66, vjet 59), Kroacia (74, vjet 63), Shqipëria (76, vjet 82) dhe Mali i Zi (106, vjet po ashtu 106).
Prej vendeve ballkanike në kategorinë më të ulët, në atë me situatë të vështirë në lirinë e shtypit, është Maqedonia, megjithqë është radhitur më mirë se vitin e kaluar. Maqedonia është në pozitën 111, ndërsa vjet ishte e 118-ta.
Në raportin e sivjemë të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, janë pesë kategori: situatë e mirë, situatë e kënaqshme, probleme të dukshme, situatë e vështirë dhe situatë shumë serioze.
Në kategorinë situatë të mirë kryeson Norvegjia, e cila vjet ishte e treta, e pastaj radhiten Suedia, Finlandam Danimarka, Holanda, Kosta Rika, Zvicra, Xhamajka, Belgjika dhe Islanda. Këto janë shtetet që janë plasuar në 10 vendet e para të indeksit të sivjemë.
Në raport theksohet se shkeljet e lirisë për informim janë gjithnjë e më pak prerogativë vetëm e regjimeve autoritare dhe diktatoriale.
Derisa një kohë merrej si e garantuar, liria e shtypit po dëshmon se është gjithnjë e më e ndjeshme edhe në demokracitë.
Nëpërmjet të deklaratave të neveritshme, legjislacionit drakonian, konfliktit të interesit, e bile edhe përdorimit të dhunës fizike, qeveritë demokratike po e nepërkëmbin lirinë, e cila parimisht, do të duhej të ishte njëri prej indikatorëve udhëheqës të performancës së tyre, thekson raporti.
Vendet që konsiderohen si model i demokracisë, nuk përjashtohen nga ky përshkrim. Për shembull, Kanadaja, e plasuar në vendin e 22, ka rënë për katër vende në indeksin e këtij viti.
Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kanë shënuar rënie; prej vendit 41 të vitit të kaluar, tash gjendet në pozitën 43. Polonia (54) ka shënuar rënie prej 7 vendeve.
Rënia e lirisë së mediave në vendet demokratike nuk është diçka e re. Ishte theksuar edhe në indekset e mëparshme. Por, ajo që vërehet këtë vit është shkalla dhe natyra e shkeljeve të regjisturara.
Rusia radhitet në vendin e 148, ku ishte edhe vjet, dhe përfshihet në kategorinë me situatë të vështirë.
Në këtë listë, e fundit (180) radhitet Koreja Veriore, Eritrea është e 179-ta dhe Turkmenia në pozitën 178.
Këto tri vende, prej vitit 2005 gjenden në fund të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë.
Organizata Reporterët pa Kufij për çdo vit, prej vitit 2002, e publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë në 180 vende, përfshirë nivelin e pluralizmit, pavarësinë e mediave dhe respektin për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve. (REL)

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































