Kosova pritet të përfitojë rreth katër miliardë euro nëse heq dorë nga thëngjilli deri në vitin 2030
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 12 January 2022
Kosova mund të fitojë afro katër miliardë euro nëse heq dorë nga përdorimi i thëngjillit deri në vitin 2030-të.
Kosova pritet të përfitojë 23.8 përqind nga fondi prej 17.5 miliardë eurosh i quajtur “Fondi i Tranzicionit të Drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, i themeluar nga Bashkimi Europian bazuar në Marrëveshjen e Parisit.
Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga The Green Tank (Athinë) dhe CEE Bankwatch Network (Pragë), dy rrjete këto që përbëhen nga ekspertë të shquar të energjisë.
Sa i përket energjisë elektrike, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën prej shumë kohësh në thëngjill.
Mirëpo kur komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të trajtuar krizën klimatike, thëngjilli po bëhet joekonomik dhe termocentralet e vjetruara të rajonit do të duhet të mbyllen në vitet në vijim.
Politikat e reja klimatike të Bashkimit Evropian të dizajnuara për ta bërë energjinë e thëngjillit më të shtrenjtë dhe përfundimisht të vjetërsuar – nga objektivat klimatike të BE-së për vitin 2030 deri te Mekanizmi i planifikuar i Rregullimit të Kufirit të Karbonit, do të ndikojnë në energjinë elektrike me bazë thëngjilli të importuar nga Ballkani Perëndimor dhe do të çojnë në një reduktim gradual të prodhimi të thëngjillit në rajon.
Mirëpo, një tranzicion për largim nga thëngjilli në rajon – në vetvete një mundësi e madhe zhvillimi duhet të bëhet në një mënyrë të menaxhuar, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, veçanërisht duke përfshirë ata që do të preken më shumë prej tij, domethënë punëtorët e thëngjillit dhe komunitetet fqinje të minierave. Një proces i tillë kërkon gjithashtu një mobilizim të konsiderueshëm të burimeve publike.
Raporti i ri i Green Tank dhe Bankwatch, i titulluar “Një fond i drejtë tranzicioni për vendet e Ballkanit Perëndimor”, nënvizon nevojën për një Fond të Drejtë Tranzicioni për Ballkanin Perëndimor dhe përdor një model të zhvilluar posaçërisht për të hulumtuar se si një fond i tillë mund të ndahet në mënyrën më të drejtë të mundshme.
Modeli i propozuar i shpërndarjes përdor pesë kritere të cilat përcaktojnë varësinë e secilit vend nga thëngjilli dhe nafta, ambicia klimatike e secilit vend siç pasqyrohet në angazhimet e njohura në faza, nivelet e ndotjes që vijnë nga përdorimi i thëngjillit dhe kapaciteti financiar i secilit vend për të përballuar sfidat e tranzicionit nga karburantet fosile.
Gjashtë skenarë të largimit të thëngjillit u analizuan duke përdorur modelin, si dhe një sërë kompensimesh të ndryshme për kriteret e alokimit.
Rezultati kryesor i analizës është se angazhimi për të ndaluar përdorimin e thëngjillit do të rrisë ndjeshëm pjesën e fondit që do të marrë një vend i caktuar.
• Serbia përfiton më së shumti nga largimi më i hershëm i thëngjillit në pesë nga gjashtë skenarët e analizuar, duke marrë deri në 45.4 përqind të Fondit.
•Bosnja e Hercegovina mund të marrë deri në 34.6 për qind dhe të tejkalojë edhe pjesën e Serbisë në skenarin në të cilin Bosnja heq dorë nga thëngjilli deri në vitin 2030, dhe Serbia dhe Kosova vazhdojnë me modelin e energjisë elektrike me bazë thëngjilli deri në 2050 dhe 2040, respektivisht.
• Kosova mund të marrë deri në 23.8 për qind me kusht që të angazhohet për heqjen e thëngjillit deri në vitin 2030.
• Fakti që Maqedonia e Veriut është zotuar për një datë të largimit nga thëngjilli në vitin 2027, rrit pjesën e saj deri në 13 për qind të fondit, pothuajse dyfishi i pjesës prej 7.36 për qind që do të kishte marrë nëse do të kishte vendosur të zgjaste varësinë e saj nga qymyri deri në 2050.
• Mali i Zi potencialisht mund të trefishojë pjesën e tij në pothuajse katër për qind të fondit nëse vendos të heqë dorë nga uzina e tij e vetme e qymyrit, që aktualisht funksionon përtej 20 mijë orëve legale të funksionimit, deri në vitin 2022 në vend të datës së premtuar të mbylljes së tij më 2035.
Për më tepër, diferencat midis hiseve potenciale më të vogla dhe më të mëdha të secilit vend për gjashtë skenarët e largimit të thëngjillit rriten kur kriteri i shpejtësisë së tranzicionit ka një peshë më të madhe, ndërsa llogaritja e kapacitetit financiar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në hartimin e Fondit të Tranzicionit të Drejtë favorizon vendet më të dobëta (Kosovën, BeH dhe Shqipërinë).
Për të shmangur sfidat e mëdhat të tranzicionit energjetik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fillojnë të planifikojnë menjëherë rajonet e thëngjillit.
Kështu tha Analist i Lartë i Politikave të Green Tank Nikos Mantzaris.
“Për të shmangur sfidat e mëdha të një tranzicioni të papritur si ai që po ndodh aktualisht në rajonet e linjitit të Greqisë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fillojnë të planifikojnë menjëherë tranzicionin e rajoneve të tyre të thëngjillit. BE-ja duhet të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare në zhvillimin e një Fondi të Drejtë Tranzicioni për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shpejtësia e tranzicionit duhet patjetër të përfshihet në kriteret e alokimit për të vlerësuar saktë urgjencën e tranzicionit në secilin vend”.
Ioana Ciuta nga rrjeti Bankwatch CEE tha se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin duke luftuar këtë dimër me dështimet e termocentraleve dhe vështirësitë e furnizimit me thëngjill.
“Tranzicioni larg nga karburantet fosile në Ballkanin Perëndimor po vjen shumë më shpejt nga sa presin qeveritë dhe një Fond i Drejtë Tranzicionit është shumë i nevojshëm për të mbështetur këtë proces. Këtë dimër, pjesa më e madhe e rajonit ka qenë duke luftuar me dështimet e termocentraleve dhe vështirësitë e furnizimit me thëngjill. Termocentralet e vjetruara të thëngjillit në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë dolën ‘offline’, duke nënvizuar nevojën për të përshpejtuar investimet në masat e efikasitetit të energjisë dhe format e qëndrueshme të prodhimit të decentralizuar të energjisë së rinovueshme”.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...