Kosova pritet të importojë 100 mijë kilogramë mjete piroteknike për festat e fundit të vitit
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 12 December 2019
Për shkak të rrezikut nga mjetet piroteknike, nëpër sholla kanë nisur fushata sensibilizuese. Ndërsa nga Dogana e Kosovës thotë se deri më tash janë regjistruar 80 mijë kilogramë mjete piroteknike në dogana, ndërsa deri në fund të vitit pritet të importohen rreth 100 mijë kilogramë.
Është arsimtar i matematikës, por kësaj radhe nxënësve po u shpjegon krej diçka tjetër.
Mësimdhënësi Habib Rexhepi po i tregon nxënësve rreziqet që vijnë nga përdorimi i fishekzjarrëve.
E kjo po bëhet për shkak të fushatës sensibilizuese kundër përdorimit të mjeteve piroteknike që nisi Komuna e Vitisë këtë të martë.
Nxënësit e shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti, janë të vetëdijshëm nga rreziqet e mundshme që vijnë nga mjetet piroteknike.
“Unë nuk i përdori shumë, vçc se në raste që duhet, përshembull për vitin e ri me kujdesin e prindërve. Unë di qe janë shumë të rrezikshme për trupin tonë”, ka thënë Halit Arifi, nxënës i shkollës.
“Javë me parë të gjithë arsimtarët na kanë këshilluar të mos blejmë dhe të mos i përdorim sepse ka shumë femijë të vegjël dhe mujnë me u demtu shumë pjesë të trupit dhe të ketë rreziqe të mëdha”, ka thënë Magbule Islamaj, nxënëse e shkollës.
E për mësimdhënësin e kësaj shkolle, Habib Rexhepi, fushata të tilla janë gjithmonë të mirëpritura.
Sipas tij, pasojat që sjellin përdorimi i mjeteve piroteknike, mund të jenë fatale.
“Sigurisht që ka qenë e nevojshme sepse kemi pa nëpër media njoftime për lëndime bile ka pas raste edhe për humbje jete nga përdorimi i pa arsyeshëm i këtyre mjeteve”, ka thënë Habib Rexhepi, mësimdhënës i shkollës.
E një ndër iniciatorët e gjithë kësaj fushate, ishte drejtori i inspeksionit të Vitisë, Skender Ahmeti.
“Ne bashkëpunim me policinë, drejtorinë e inspektoratit, drejtorinë e shërbimeve publike kemi marrë një hap për fushatë vetëdijësuese për përdorimin e mjeteve piroteknike të cilat po i përdorin sidomos fëmijët tanë, për pasojat që sjellin ato mjete piroteknike siç janë në aspektin e ndotjes së ambientit dhe lëndimeve trupore”, ka thënë Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspektrioatit të Vitisë.
Ndërkohë, importi i mjeteve piroteknike, çdo vit është në rënie e sipër.
Sipas Doganës, deri më tani janë importuar rreth 80 mijë kilogramë, shifër kjo më e ulët se viteve të kaluara.
“Statistikat e këtij viti tregojnë që deri më tani importi është rreth 80 mijë kilogramë, por presim qe deri në fund të këtij viti edhe dy javë të arrijnë deri ne 100 mije kilogramë”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.
Megjithatë, sipas të dhënave të Doganës, shuma që shpenzojnë kosovarët për fishekzjarrë është milionëshe.
“Nëse llogaritet vlera e importit si dhe taksa që paguhet, brenda një viti kosovarët shpenzojnë rreth 10 milion euro për fishekzjarrë”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.
Ndërkohë, edhe pse disa dyqane në Kosovë janë mbushur me mjete piroteknike, ata ende nuk mund të fillojnë shitjen e tyre.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë bërë të ditur se shitja do të lejohet nga data 19 deri me 31 dhjetor.
Kurse përdorimi i tyre pa leje të Policisë së Kosovës, do të lejohet nga data 26 dhjetor deri me 2 janar të vitit 2020.
Të tjera
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...