Kosova prezanton potencialet turistike në Berlin
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 07 March 2018
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar paraqitjen shtetërore në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Në këtë paraqitje shtetërore me brendin e njohur globalisht “Kosovo Ready For You”, pesë operatorë turistikë kosovarë po prezantojnë potencialet turistike të Kosovës.
Stenda e Kosovës po vizitohet nga vizitorë të vendeve të ndryshme, të cilët për së afërmi po informohen me atë që ofron vendi ynë në kuadër të atraksioneve turistike dhe në aspektin kulturor-historik.
Përfaqësuesit e KIESA, me tour operatorët dhe agjencitë turistike “Alb Tours”, “Altavia Travel”, “Eurokoha”, “Kosovo Holidays DMC” dhe “OutDoor Kosovo”, po japin informacione dhe materiale turistike promovuese për vizitorët, si dhe po prezantojnë mundësitë që i ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit.
Në këtë panair, Kosova prezantohet në mesin e 180 vendeve pjesëmarrëse, që vizitohet mesatarisht nga 160 mijë vizitorë.
Ky panair është një ndër pikëtakimet më të rëndësishme për tur-operatorët, pasi aty mund të krijojnë bashkëpunim me partnerët e huaj njëherësh të njihen edhe me trendin e industrisë ndërkombëtare të turizmit.
Pjesëmarrja e operatorëve turistikë nga Kosova është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Panairi “ITB Berlin 2018” është i hapur nga data 7–11 mars. Stenda e Kosovës gjendet në Hall 1.2 / 211, thuhet në komunikatë për media të MTI-së.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...