Lajme

“Kosova” po rindërtohet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 17 August 2017

Shkolla “Kosova” është duke u rindërtuar në kryeqytetin shqiptar, Tirana. Tashmë është hedhur themeli i kësaj shkolle që do të jetë katër herë më e madhe se ish-ndërtesa e mëparshme, që ishte djegur.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se shkolla do të jetë gati pas një viti.

Si një ish-nxënës i kësaj shkolle, Veliaj shprehu kënaqësinë e dyfishtë se ky institucion arsimor do të rikthehet me një kapacitet 4 herë më të madh, por duke ruajtur të njëjtën cilësi siç edhe e ka pasur shkolla e mëparshme, raporton “TCH”.

-Advertisement-

Ai tha se hapja e dyerve të kësaj shkolle vitin e ardhshëm do të ndihmojë që të ulet ngarkesa edhe në shkollat e tjera përreth që funksionojnë në këtë njësi, përcjell albinfo.ch.

Veliaj theksoi se me shkollën “Kosova” shkon në 4 numri i shkollave të reja që i shtohen Tiranës për të vazhduar më pas edhe me 16 shkolla të tjera të reja që do të ndërtohen në partneritet me privatin dhe që do t’i japin fund problemit të ngarkesave në klasa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera