Lajme

Kosova po përkeqëson raportet me ndërkombëtarët për shkak të taksës

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 05 March 2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se koalicioni qeverisës LV-LDK ende nuk e ka prezantuar programin qeveritar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka theksuar se ky koalicion qeverisës nuk ka koordinim as për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Ai ka thënë se për shkak të lojës me taksën kemi edhe përkeqësim të raportëve me partnerët ndërkombëtarë.

-Advertisement-

Duke folur për shkarkimet e disa bordeve nga qeveria Kurti, ai ka thënë se këto shkarkime janë bërë pa analizë të mirëfilltë. Shala ka thënë se është bërë shkelje flagrante me shkarkimin e bordit të “Trepçës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera