Lajme

Kosova po e mund virusin, këto janë shifrat e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 May 2021

Në 24 orët e fundit në vend nga virusi COVID-19 kanë humbur jetën edhe 4 persona përderisa numri i vdekjeve ka arritur në 2 mijë e  191.

Ndërsa pozitiv me koronavirus në ditën e fundit kanë rezultuar 75 edhe qytetarë e raste aktive janë edhe  7 mijë e 508, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas IKSHPK-së në 24 orët e fundit për këto rezultate janë bërë 1 mijë e 300 teste.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera