Lajme

Kosova po e mund Covid-19, vetëm 63 pacientë të infektuar me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 29 May 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka rënë numri i të hospitalizuarve nga koronavirusi, shkruan Gazeta inFokus.

SHSKUK ka bërë të ditur se në spitale dhe klinika janë  duke u trajtuar vetëm 63 pacientë me Covid-19.

Ndërsa thuhet se prej tyre vetëm gjashtë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:   Po trajtohen  vetëm 63 pacientë me COVID-19 pozitivë

Numri i pacientëve që po trajtohen në kuadër të  Shërbimit Spitlor Klinik dhe Universitar të Kosovës, si pasojë e COVID-19,  është ulur dukshëm.  Sipas raporteve ditore nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 153 pacientë,  prej tyre vetëm 63 pacientë COVID-19 pozitivë,  105 me oksigjenoterapi dhe 6 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë nuk kanë asnjë pacientë nga Covid-19.

Në QKUK janë të shtrirë 92  pacient, 5   prej tyre në gjendje të rënduar. 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 5 në gjendje të rënduar dhe 63  me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 31 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 60  pacientë

1 në gjendje të rënduar

29  të konfirmuar pozitivë

42 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 20pacientë

Spitali i Gjilanit, 9  pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

Të tjera