Lajme

Kosova përshëndet marrëveshjen e Izraelit, Emirateve Arabe dhe Bahrejnit

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 16 September 2020

Një marrëveshje në mes të Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit u arrit në Shtëpinë e Bardhë këtë të martë.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj e ka përshëndetur këtë marrëveshje historike për normalizim të marrëdhënieve në mes të vendeve mike të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj e ka vlerësuar marrëveshjen si shumë të rëndësishme për paqen e qëndrueshme dhe me prosperitet për Lindjen e Mesme.

-Advertisement-

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-së, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha kryediplomatja Haradinaj Stublla./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera