Kosova përgatitet për reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 22 November 2021
Autoritetet qeveritare në Kosovë thanë të hënën se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për ngritjen e mundësive institucionale që mundësojnë zbatimin e plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë.
Këto komente u bënë gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me “barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës, duke i penguar eksportet.
“Pra Serbia nuk e njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë sepse nuk dëshiron ta njeh shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu nuk kërkon certifikatën fitosanitare”, tha ajo.
Ministrja Hajdari tha se aktualisht institucionet janë duke bashkërenduar veprimet për t’ju përgjigjur qasjes së Serbisë.
“Ne jemi të zotuar që të zbatojmë reciprocitetin, por gjithmonë kjo kërkon sukses në terren dhe përgatitje logjistike në terren dhe po ashtu është edhe në koordinim të afërt me kryeministrin Kurti, i cili e ka edhe aspektin politik që e shqyrton se si më së miri të adresohen, prandaj në koordinim ndërqeveritar dhe institucionet duhet të jemi të përgatitur shumë mirë që të mos na dështoj zbatimi i ndonjë mase të reciprocitetit në terren”, tha ajo.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, kritikoi qeverinë për mosveprim.
“E kemi pritur një rezultat më të fuqishëm në relacion me reciprocitetin ndoshta kemi gabu por kështu është përgatitë opinioni se ne do të kemi një reciprocitet të fuqishëm dhe transparent në raport me problemet që kemi me Serbinë dhe nga retorika juaj, tash po e shoh që po insistoni me disa vendime parciale, dytësore të produkteve ndaras, po dëshironi të gjeni një rrugë të dytë për t’i ikur vendimit të madh të reciprocitetit”, tha ai.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se me Serbinë duhet të gjenden masa kreative për të zgjidhur problemet tregtare para se të veprohet me masa të reciprocitetit.
“Barrierat jotarifore prej natyrës janë të fshehta dhe shtetet i aplikojnë diku në mënyrë sistematike e diku të rastit dhe nëse të tjerët aplikojnë ndaj neve, ne duhet të gjejmë mënyra kreative me i apliku pa pasur nevojë që të bëhen vendime, diku i vonon do produkte më shumë, diku nuk i len inspektorët sanitarë dhe fitosanitarë”, tha ai.
Shoqatat e bizneseve në Kosovë thanë se shumica e barrierave dhe sfidave të këmbimeve tregtare me Serbinë kanë ngjyrime politike.
Qeveria e Kosovës u ka dërguar një letër udhëheqësve të shteteve evropiane për t’i informuar me shkeljet që po i bën Serbia në marrëdhëniet tregtare me Kosovën dhe arsyeve përse po shqyrtohen masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk heq barrierat ndaj mallrave të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti në mandatin e parë, në vitin 2020, vendosi masat e reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë si zëvendësim të tarifave prej 100 për qind që ishin vendosur në vjeshtën e vitit 2018. Veprimi i tij bllokoi përpjekjet për ripërtëritje të bisedimeve me Serbinë duke ngjallur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare por edhe ish partnerit të zotit Kurti në koalicionin qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u bë edhe shkak për rrëzimin e qeverisë së parë të zotit Kurti në muajin mars të vitit të kaluar./VOA
Të tjera
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...