Sport

Kosova përfundon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Moldavisë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 17 November 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Moldavisë, shkruan Gazeta inFokus.

Lojtarët dhe zëvendës-trajneri, Muharrem Sahiti, u shfaqën shumë të motivuar dhe të bindur në rezultat pozitiv nga ky ballafaqim me moldavët.

Kosova duhet të mos pësojë humbje nga Moldavia për të siguruar qëndrimin Ligën C, në të kundërtën do të bije në Ligën D.

-Advertisement-

Kosovë – Moldavi, zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, takim ky që luhet në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera