Lajme

Kosova përfiton 17 milionë euro për rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 11 May 2018

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për rehabilitimin e lidhjes hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, shkruan Infokusi.com.

Me këtë marrëveshje hekurudhat e Kosovës do të përfitojnë 17 milionë eurosh.

Ky projekt do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

-Advertisement-

Në shkurt të këtij viti, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka ndarë për Kosovën 38.5 milionë euro për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, i cili projekt do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera