Lajme

Kosova përfaqësohet në Kajro, moment historik për sportin e peshkimit

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 23 April 2026

Sot shënohet një ditë e veçantë për Kosovën dhe komunitetin e sportit të peshkimit, shkruan Gazeta Infokus.

Në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro është ngritur dhe vendosur flamuri i Republikës së Kosovës në një ngjarje ndërkombëtare që bashkon përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë kryetari i Federatës së Peshkimit Sportiv të Kosovës (FPSRK), z. Milaim Vitia si dhe sekretari i federatës, z. Sedat Gjinolli. Prania e tyre përfaqëson një hap të rëndësishëm në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit të peshkimit.

-Advertisement-

Kjo ngjarje simbolizon jo vetëm përfaqësimin sportiv, por edhe forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës në aktivitete globale.

Nga Kajro, përfaqësuesit kanë përcjellë urimet më të mira për një vit të mbarë dhe të suksesshëm për Kosovën dhe të gjithë peshkatarët shqiptarë, duke shprehur shpresën për arritje të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare në të ardhmen.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy