Lajme

Kosova për herë të parë e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të KE-së

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 10 October 2022

Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje, ka thënë se Kosova për herë të parë po ulet dhe ka të drejtën e fjalën në sallën plenare të Këshillit të Evropës.

“Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore. Krenar me Kosovën tonë! Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera