Lajme

Kosova, pas Petkoviqit, ia ndalon hyrjen edhe Popoviqit dhe Odaloviqit

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 13 October 2022

Autoritetet e Kosovës nuk i kanë dhënë leje ministrit serb të Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq dhe kryetarit të Komisionit për Persona të Zhdukur Veljko Odaloviq të hyjnë në territorin e Kosovës.

Popoviq dhe Odaloviq planifikonin të merrnin pjesë në fronëzimin e nesërm të Patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së djeshme hyrja në Kosovë i është ndaluar edhe drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili po ashtu planifikonte të merrte pjesë në këtë ceremoni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera