Lajme

Kosova pa ministër të Shëndetësisë tash e më shumë se një muaj

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 12 November 2022

Që nga 6 tetori, Ministria e Shëndetësisë nuk e ka askënd në krye. Po atë ditë, dha dorëheqje tashmë ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

E për më shumë se një muaj, qeveria nuk ka emër të atij që do ta udhëheq këtë dikaster të ekzekutivit.

Nga opozita, mos emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, po e ndërlidhin me situatën aktuale politike.

-Advertisement-

Ndërkaq, gazetari i shëndetësisë Bujar Vitija, po vlerëson se nje institucion i tillë s’mund të udhëhiqet gjatë nga ushtruesja e detyrës.

Lidhur me atë se kur pritet emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigjje.

Rifat Latifi qe nga emërimi si ministër i Shëndetësisë ne nëntor te vit 2021, vazhdimisht ishte kritikuar për vizita të shumta jashtë vendit. Aktualisht këtë sektor po e udhëheq ushtruesja e detyrës së ministrit, Dafina Gexha-Bunjaku./t7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera